Mediat polake: Nëse ka një skuadër që na kërcënon për europian, ajo është Shqipëria

Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj Moldavisë ka bërë të qartë se kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të jenë në garë për kualifikimin në Euro 2024 duke rivalizuar deri në fund me Çekinë dhe Poloninë për dy vendet e para.

Për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe në Poloni, ku e kanë komentuar fitoren ndaj Moldavisë, si konfirmimin e forcës së kuqezinjve.

Portali “SportoweFakty”, ka titulluar shkrimin për ndeshjen “Shqipëria, siç pritej”. “Nëse dikush në Grupin E do të kërcënonte polakët apo Republikën Çeke në luftën për kualifikimin në Euro 2024, ajo është Shqipëria”, shkruan portali në fjalë për kuqezinjtë, teksa thekson se skuadra e Silvinjos dominoi ndeshjen që nga fillimi, por nuk ishte efektive para portës.

Një situatë që zgjati derisa erdhën golat e Asanit dhe Bajramit në pjesën e dytë të sfidës, për atë që portali i njohur polak e cilësoi një fitore shumë të merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *