E bujshme nga Zvicra, FSHF kthen Taulant Xhakën në Kombëtare

Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të rikthyer në ekip Taulant Xhakën. Në nëntorin e 2021, mesfushori 32-vjeçar e mbylli me kuqezinjtë pas një konflikti me ish-trajnerin, ndërsa kapiteni i Basel shihet si i rëndësishëm për kualifikimin Euro 2024.

Kur kanë kaluar rreth dy vite, ka një përpjekje nga Shqipëria për ta rikthyer atë në Kombëtare, pasi shihet si element shumë i vlefshëm në repartin e mesfushës. Ka qenë media zvicerane ‘4-4-2.ch‘ që ka raportuar se FSHF po mundohet ta bindë Xhakën të rikthehet te Shqipëria dhe t’i ndihmojë kuqezinjtë për kualifikim në Euro 2024.

Sipas informacioneve nga Zvicra, brenda FSHF-së është rritur bindja se Xhaka ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në të kaluarën dhe se do të përdorte përvojën e tij për të bërë hapin e madh drejt Kampionatit Evropian. Xhaka është prioritet kryesor i FSHF-së dhe është pikërisht presidenti Armand Duka që ka marrë përsipër punën për ta rikthyer Taulantin me fanellën kuqezi. Xhaka ka luajtur 30 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 1 gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *