Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sot me Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Ndeshja luhet nga ora 20:45, derisa për Kosovën kjo është sfidë vendimtare nëse dëshiron të mbetet në luftë për kaulifikim në Evropian.
Në dy ndeshje të zhvilluara, Kosova ka dy pikë, ndërsa Rumania gjashtë sosh dhe sonte duhet medoemos të marrim maksimumin, ndryshe mund të humbasim çdo shpresë.
Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre, derisa është Kosova ajo që po cilësohet favorite. Sot koutat kanë lëvizur në favor të Kosovë pasi tash fitorja e ka kuotën 2.45, ndërsa ajo e Rumanisë 2.88. Barazimi ka kuotën 3.20.