Liga e Kombeve i rikthehet aksionit sot kur edhe do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e kësaj gare.
Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “De Kuip” në Rotterdam do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Holandës dhe Kroacisë, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kësaj gare, raporton KosovaPress.
Të dyja kombëtaret në ndeshjet e fundit regjistruan fitore, ku Holanda e mposhti 3:0 Gjibraltarin, kurse Kroacia shënoi fitore solide 2:0 ndaj Turqisë.
Holanda dhe Kroacia janë përballur dy herë mes vete, ku secila ka nga një fitore, ndërsa ndeshja e fundit përfundoi me fitore të holandezëve 3:0.
Në tre nga katër ndeshjet e fundit të Holandës në Ligën e Kombeve në shtëpi, të dyja skuadrat shënuan mbi 3.5 gola në ndeshje.
20:45 Holanda – Kroacia (Stadiumi De Kuip)