Manchester City i Pep Guardiolas është tashmë një ekip legjendar. Skuadra e “bluve qiellorë” kurorëzoi një sezon ëndrrash me Championsin e parë në 143 vjet histori, i treti për një trajner si Guardiola, që u bë tekniku i parë në histori që fiton dy “tripleta” (një me Barcelonën në 2008/09).
Sipas të dhënave të “Trabsfermarkt”, që nga mbërritja e Guardiolës në “Etihad” (2016), City ka shpenzuar plot 1 miliard e 241.9 milionë euro për blerjet.
216.2 milionë euro të investuara në sezonin 2016-20178
Në “Etihad”, me mbërritjen e Guardiolës u blenë Stones (55.6 milionë euro), Leroy Sané (52), Gabriel Jesus (32), Gündogan (27), Claudio Bravo (18), Nolito (18) dhe Zinchenko (i nënshkruar për vetëm 2.25 milionë dhe u shit te Arsenali verën e kaluar për 35). Ekipi e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe u eliminua nga Monaco (Mbappe luante në Principatë) në Champions. Në sezonin e parë Pep mbeti duarbosh.
Sezoni 2017-18, 317.5 milionë euro të investuara
Sheiku dyfishoi bastin e tij verën e ardhshme, duke përfshirë: Laporte (65), Benjamin Mendy (57.5), Kyle Walker (52.7), Bernardo Silva (50), Ederson (40) dhe ish-lojtarin e Realit të Madridit, Danilo (30).
Një shpenzim që solli dy titujt e parë të epokës së Pep: Titullin kampion të pestë në historinë e klubit dhe Carabao Cup, pasi City mposhti në finale Arsenalin e Arsène Wengerit (0-3).
2018-2019, Mahrez etj., 78.6 milionë euro të investuara
Mahrez, kampioni i ri i Premier League-s me Leicester City-n në 2016-17, ishte i vetmi nënshkrim që City ndërmori në sezonin e tretë të Guardiolës. Sezoni përfundoi me katër trofe të fituar (Premier League, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield). Për algjerianin u disbursuan 67.8 milionë euro.
2019-20, Rodrigo dhe Cancelo, 166.8 milionë euro të investuara
Rodrigo (70) dhe Joao Cancelo (65.5) mbërritën për të përforcuar një skuadër, kërkesa kryesore e së cilës tashmë ishte Championsi. Por Citizens ranë për të tretin sezon radhazi në çerekfinale. Pavarësisht se ishte nënkampion në Premier League, Guardiola ngriti Kupën e tij të tretë radhazi Carabao dhe të dytën Community Shield.
2020-21, Rúben Dias, 173.4 milionë euro të investuara
City pagoi më shumë se 70 milionë euro për Rúben Dias, një i panjohur për publikun e gjerë. Megjithatë, në vitin e tij të parë në Angli, qendërmbrojtësi portugez u shpall lojtari më i mirë në Premier League, me City-n fitoi përsëri. Aké (45.3) dhe Ferran Torres (33.5) gjithashtu përforcuan një ekip që arriti, për herë të parë në historinë e tij, në finalen e Champions League. Chelsea e privoi Guardiolën nga “tripleta” e dytë, pasi spanjolli kishte fituar Carabao Cup për herë të katërt radhazi.
2021-22, Grealish, blerja më e shtrenjtë, 138.9 milionë euro të investuara
As më shumë e as më pak, por plot 117.5 milionë euro i kushtoi Jack Grealish City-t, blerja më e shtrenjtë në futbollin anglez deri në momentin kur Chelsea pagoi 121 milionë euro për Enzon. Në dimër u nënshkrua Julián Álvarez (21.4), i cili e përfundoi sezonin në formë huazimi.
Haaland, qershia mbi tortë, 150.5 milionë euro të investuara
Gjatë gjashtë viteve të tij të mëparshme në Manchester, Guardiolës i kishte munguar një sulmues referues. Një mangësi që ai e korrigjoi verën e kaluar duke inkorporuar Erling Haalandin pasi pagoi 60 milionë euro. Së bashku me gjigantin norvegjez erdhën Kalvin Phillips (49), Akanji (17.5), Sergio Gómez (13), Stefan Ortega (i lirë) dhe Perrone (11), ky i fundit në janar.