Prishtina 01 është kampion i ri i Kosovës në Superligën e Kosovës në futsall.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës e ka mposhtur skuadrën e Liqenit nga Drenasi, me rezultat 4-1, në finalen e tretë të play off it.
Ky është titulli i parë në historinë e Prishtinës 01 që e rrëzon nga froni Liqenin që në vitet e fundit e dominuar futsallin vendor.
Para finales vendimtare, këto dy skuadra kishin nga një fitore në dy ndeshjet e para të play off it.