Pas Benzemas, edhe Kante te Al Ittihad

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se N’Golo Kante ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Kante është shumë afër që t’i bashkohet Karim Benzemas te skuadra e Al Ittihad si lojtar i lirë.

Detajet finale janë duke u diskutuar mes palëve dhe më pas propozimi i skuadrës saudite do të pranohet nga mesfushori i Chelseat.

Drejtorët e Al Ittihad kanë arritur në Londër për tu takuar me delegacionin e PIF Saudi për të përgatitur dokumentet.

Kante do të përfitojë 100 milionë euro në vit deri në vitin 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *