Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: Detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelseat

Në kulmin e karrierës së tij, Jacob Mellis, një ish-lojtar i Chelsea-t, fitonte 8,000 funte në javë.

Ish-i lojtari i Bluve konsiderohej si një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit europian, ndërsa tashmë në moshën 32-vjeçare e gjen veten pa shtëpi, pa të ardhura dhe pa makinë, duke lëvizur nga një vend në tjetrin duke u mbështetur në mikpritjen e disa miqve.

Në një intervistë me Mail Online, Jacob Mellis zbuloi arsyet që e çuan atë nga debutimi i tij në Champions League në 2010 me Chelsean nën drejtimin e Ancelottit te të qenit i pastrehë.

Në fakt, ish-lojtari shpjegoi se sjellja e pamatur, varësia nga alkooli dhe një dëmtim i rëndë e detyruan të mbyllte herët karrierën dhe të gjendej në kushtet e vështira që është sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *