Ish-gjyqtari spanjoll: Mourinho menaxhohej lehtë, Guardiola protestonte në mënyrë të poshtër

Më 29 nëntor të 2010-ës, Jose Mourinho përjetoi për herë të parë një “El Classico”, pasi Reali i Madridit të tij u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në “Camp Nou” përballë Barcelonës, ndërsa ditën e sotme arbitri i asaj ndeshjeje ka zbuluar disa prapaskena interesante.

Eduardo Iturralde Gonzalez tregoi dialogun me trajnerin portugez në përfundim të takimit, ndërsa shtoi se menaxhimi i Mourinhos ishte shumë më i lehtë, krahasuar me trajnerin spanjoll Pep Guardiola, që atëherë drejtonte Barcelonën.

“Në përfundim të ndeshjes Mourinho mu afrua dhe më tha: Shumë mirë Iturralbe. Ke gabuar, i thashë. Ka vetëm një gjel në kafaz të pulave dhe ai nuk je ti. Mourinho ishte më i lehtë për t’u menaxhuar, pasi vinte në punë cirkun dhe teatralitetin e tij, ndërsa Guardiola protestonte në mënyrë shumë të poshtër”, tregoi gjyqtari spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *