Përzgjedhësi i Kosovës U19, Adil Maliqi e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë U19.
Ndeshjet do të zhvillohen më 14 dhe 16 qershor në stadiumin e Kukësit.
Nuk mungojnë lojtarë që luajnë në klube me emër Arjanit Fazlija dhe Larson Ferati që luajnë te Bayern Leverkusen.
Në listë janë edhe Luis Karaqi (Hannover), Leon Zeqiraj (Werder Bremen), Elton Krasniqi (Stuttgart), Dion Gerbovci, Sead Ahmeti dhe Davud Syla, Merlind Kodra (Grasshopper).