Interi fiton Kupën e Italisë

Interi është fitues i Kupës së Italisë pasi në finale e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2:1.

Hero i kësaj ndeshjeje ka qenë Lautaro Martinez që ka shënuar të dy golat.

Kështu, Interi fiton Kupën e Italisë për edicionin e dytë radhazi. Dhe për herë të nëntë në histori, duke barazuar Romën.

Pas këtij triumfi, zikaltërit I pret një tjetër finale e madhe ajo e Champions Leagues ku do të ndeshet me Manchester Cityn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *