Javier Tebas rikthehet për të mbrojtur La Liga nga akuzat për racizëm pas rastit të ri të Vinicius, të cilin lojtari i Real Madrid është prekur mbrëmjen e djeshme kundër Valencias.
“As Spanja dhe as La Liga nuk janë raciste, është shumë e padrejtë të thuhet. Si La Liga ne denoncojmë dhe persekutojmë racizimin me gjithë ashpërsinë që është brënda mundësive tona. Këtë sezon janë denoncuar 9 raste ofendimesh racore, ku 8 nga këto kanë qenë ndaj Vinicius Jr.
Ne i identifikojmë gjithmonë ngatërrestarët dhe i raportojmë në organet sanksionuese dhe sado të paktë të jenë, ne jemi gjithmonë të pamëshirshëm, nuk mund të lejojmë imazhin e një konkurrence që është mbi të gjitha simbol i unitetit midis popujve”, është shprehur presidenti i La Liga-s.