Dështim historik për Arsenalin: “Topçinjtë” kryesuan kampionatin për 248 ditë, por në fund festoi City

Dështim historik për Arsenalin në këtë sezon të Premier Ligës.

“Topçinjtë” e Artetës, arritën të kryesonin tabelën për plot 248 pikë, teksa dy muajt e fundit rezultuan dramatikë, duke sjellë një rënie të lirë dhe në fund ishte Siti i Pep Guardiolës që festoi.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Premier Ligës, që një skuadër që kryeson për 248 ditë kampionatin, të mos e fitojë në fund titullin.

Deri në mes të prillit, Arsenali kishte krijuar një distancë prej 8 pikësh nga Siti, por “qytetarët” rikuperuan gjithçka, duke i lënë targën ekipit të Artetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *