Viti i tretë dhe Drita është nën kampion i Kosovës, duke mos arritur të fitojnë titullin përkundër se është skuadra që ka investuar shumë.
Janë afruar futbollistë me emër të madh, që kanë paga të larta e në fund kanë zero produktivitet.
Drita ka humbur përballjen me Ballkanin që ka fituar titullin e dytë në histori të klubit.
Duket se ky dështim pritet të ketë shumë ndryshime në verë në kampin gjilanas. Njëri nga dy presidentët e Dritës, Valon Murseli ka paralajmëruar se do të ketë fshesë në verë.
Ai ka postuar një status ku shihen tre fshesa dhe tifozët e kanë përkrahur për ndryshime të mëdha në skuadër.
Mbetet të shihet se kush do të largohet nga klubi bardhekaltër, pasi numri i futbollistëve që kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre këtë edicion është shumë i madh.