Tifozët tërbohen nga UEFA teksa zbulohet çmimi dhe shpërndarja e biletave të finales së Ligës së Kampionëve

Çmimi dhe shpërndarja e biletave për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit është zbuluar përpara përballjes së tyre që pritet të ndodh më 10 qershor.

Interi mundi rivalët e mëdhenj, Milanin, ndërsa City ‘demoloi’ fituesit në fuqi, Real Madridin, për t’u ndeshur në një takim të madh në Stamboll të Turqisë, muajin e ardhshëm.

Stadiumi Olimpik Ataturk, i cili organizoi finalen e famshme të Liverpoolit kundër Milanit në vitin 2005, do të presë Interin dhe Cityn, në një stadium me kapacitet 75 mijë vendesh.

Pavarësisht terrenit të madh, tifozët e Interit dhe Cityt do të marrin një shpërndarje të ulët të biletave.

Sipas redaktorit të sportit në The Times, Henry Winter, të dy klubet kanë marrë vetëm nga 19,926 bileta për tifozët e tyre.

Dhe ka katër kategori çmimesh për biletat, me më të lirat e disponueshme janë 61 funte apo 70 euro dhe më të shtrenjtat në dispozicion për 599 funte apo 690 euro.

Biletat me çmime prej 156 funte apo 180 euro dhe 425 apo 490 euro janë gjithashtu të disponueshme për tifozët.

Është e panevojshme të thuhet se çmimi i biletave dhe shpërndarja qesharake i zemëruan tifozët në rrjetet sociale teksa sulmuan UEFA-n.

“Kjo është qesharake! Të dyja skuadrat duhet të marrin 30 mijë bileta dhe madje kjo është bujare ndaj sponsorëve!”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Unë mendoj se ky është një nga skandalet më të mëdha sportive të kohës sonë” dhe “Çmimi është qesharak dhe fakti që shumica e vendeve do të merren nga sektori i korporatave është një turp”, ishin disa nga komentet tjera.

Pra, janë mbi 30 mijë bileta për sponsorët e korporatave ose delegatët e UEFA-s për finalen e Ligës së Kampionëve.

Nën 40 mijë ‘tifozë’ do të jenë të pranishëm në ndeshjen më të madhe për klube të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *