Imazhi bëri xhiron e botës.
Gjatë ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, Kevin de Bruyne “u grind” hapur Pep Guardiolën, i cili e kishte qortuar se nuk ia kalonte topin shokut të skuadrës.
Një gjest që u zvogëlua më vonë nga përqafimi mes të dyve në momentin e zëvendësimit dhe që sipas Thierry Henry mund të shpjegohet me momentin e ndërlikuar në planin personal që po kalon belgu.
“Ai [De Bruyne] po kalon një kohë të vështirë”, tha shkurtimisht Henry.