KB Peja u shpall mbrëmë kampione e Kosovës në basketboll, pasi që e fitoi ndeshjen e fundit të finales së “PlayOff-it” kundër KB Trepçës.
Në ndeshjen e pestë që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Peja e mposhti Trepçën me rezultat të ngushtë 93:91.
Në përgjithësi, në serinë e finaleve, Peja e mposhti Trepçën 3:2.
Tani, pejanët kanë marrë urime të shumta për titullin e kampionit, ndër to edhe nga KB Prishtina.
“Pas një pritje të gjatë, Urime titullin e fituar me meritë dhe nder!”, shkruante ndër të tjera në urimin e prishtinasve.