Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i ka reaguar tenistit serb, Novak Djokovic i cili tha se do të donte të kthehej në Kosovës për t’i pagëzuar fëmijët e tij.
Tenisti serb, Novak Djokovic thotë se dëshiron t’i pagëzojë fëmijët e tij në Kosovë, duke e konsideruar se kjo tokë është në zemër të çdo serbi, pasi sipas tij, ajo e përfaqëson qendrën e kulturës, identitetit, traditës dhe të fesë së serbëve.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Djokovic ka thënë se është i vetëdijshëm që do të ishte e vështirë ta realizonte dëshirën e tij pasi, gjithnjë sipas tij, në Kosovë ka ende tension, ndonëse më jo konflikt të armatosur.
“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për t’i pagëzuar fëmijët e mi, Stefan, tetë vjeç, dhe Tara, pesë vjeçe. E di se kjo është një çështje delikate pasi konflikti është ende prezent atje, ndonëse jo më i armatosur, por ka ende tension. Nuk dua të përzihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është një qendër e kulturës sonë, të identitetit, të traditës dhe të besimit tonë”, deklaroi tenisti serb.
Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, duke thënë shkurtimisht se pa vaksinë nuk ka hyrje në Kosovë.
“No-Vax No entry”, shkroi ai në Twitter, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.
No-Vax No entry ????????
???????????????? https://t.co/gEU5m43lvn
— Hajrulla Çeku (@HCeku) May 17, 2023