Yjet e Real Madridit mbetën të bllokuar jashtë aeroportit të Mançesterit për më shumë se gjysmë ore të martën, ndërsa misioni i tyre për të arritur një tjetër finale të Ligës së Kampionëve hasi në një pengesë të papritur.
Pasi ateruan në veriperëndim të Anglisë përpara ndeshjes së dytë gjysmëfinale të së mërkurës mbrëma kundër Manchester Cityt – skuadra udhëtuese e Realit mbeti e hutuar kur autobusi i tyre nuk arriti në kohë.
Trajneri Carlo Ancelotti nuk ishte aspak i qetë, pasi lojtarët e tij mbetën jashtë për rreth 40 minuta.
Karim Benzema të paktën e pa anën qesharake të vonesës, por Luka Modric u duk se ndau zhgënjimet e trajnerit të tij.
Ndoshta mund të jetë edhe lojën nga ana e Cityt, kështu të paktën raportojnë mediat në Spanjë, por që mund të ketë qenë edhe gabim teknik.
Sipas AS, për këtë rast do të kërkohet sqarim, shkaku që lojtarët për atë kohë do të duhej të ishte afër hotelit.