Sulmuesi shqiptar në stilin e Gareth Bale, bën driblim mbresëlënës në Spanjë

Myrto Uzuni përveç golave dhe asisteve te Granada ka dhuruar shoë edhe me disa lëvizje të tij së fundmi.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë një driblim fantastik para disa ditësh në ndeshjen e Granadas në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Uzuni është shfaqur në versionin Gareth Bale në përballjen e fundit në La Liga 2.

Driblimi i tij të kujton atë të uellsianit në “klasiken” ndaj ndaj Barcelonës.

Uzuni leshon topin përpara dhe me një shpejtësi për t’u admiruar kalon lehtësisht kundërshtarin.

Kalimi i tij ka mahnitur edhe Granadën, që e ka shpërndarë në faqen zyrtare në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *