Arsenali ka pësuar humbje dëshpëruese në ‘Emirates’.
‘Topçinjtë’ u mposhtën 3:0 nga Brightoni.
Kështu duke bërë një hap prapa në ndjekjen e Man City, ndërsa Brightoni vazhdon ‘ëndrrën’ për një vend në garat evropiane.
Golin e parë në këtë takim e shënuan në minutën e 52′.
Ishte Julio Enciso që nga pesëmetërshi realizoi me kokë.
Arsenali më pas tentuan të barazojnë, por nuk ia dolën.
Teksa mysafirët shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 86’ realizoi Undav, për 2:0 pas një gabimi trashanik nga Leandro Trossard.
Ndërsa, Estupinan vulosi gjithçka me një gol në fund për rezultatin 3:0.
Me këtë humbje ata qëndrojnë në vendin e dytë me katër pikë më pak se Man City në vendin e parë, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.
Brightoni në anën tjetër ngjiten në vendin e gjashtë me 58 pikë.