Ka përfunduar pjesa e parë e finales së katërt të ‘Play-off’ it në basketbollin kosovar ku po ballafaqohen Peja dhe Trepça.
Peja është duke fituar 53- 48 ndaj Trepçës, shkruan lajmi.net.
Janë vendasit ata që kanë krijuar epërsi të lehtë në “Karagaçin” e stërmbushur dhe pas 10 minutave të para avancuan me rezultat 30-26.
Ata krijuan një epërsi prej 13 pikëve, por Trepça arriti në fund të ngushtojë atë.
Kështu çereku i parë u mbyll me katër pikë më shumë për vendasit, 30 -26.
Çereku i dytë ishte më i baraspeshuar, me Pejën në fund që e mbyllën edhe këtë çerek me fitore.
Çereku i dytë u mbyll 30 – 22, për vendasit.
Më i miri për vendasit ishte Alban Veseli me 12 pikë, kurse për mysafirët ishte Drilon Hajrizi me 12 pikë gjithashtu.
Pas tri ndeshjeve, Trepça është duke avancuar 2-1 me seri, dhe një fitore eventuale sonte në Pejë do t’i shpallte mitrovicasit kampion të Kosovës për këtë edicion.