Momenti kur tifozi futet në fushë dhe “sulmon” trajnerin e Newcastle United

Skuadra e Leeds United nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Newcastle United e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.

Një moment interesant ndodhi në fundin e ndeshjes, ku një tifoz i Leeds u fut në fushë dhe sulmoi trajnerin e Newcastle, Eddie Howe.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi ekipi vendas me anë të Ayling. Golin e barazimit e shënoi Wilson në minutën e 31’të nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e parë, Leeds United dështoi të shënonte një gol nga pika e bardhë e penalltisë, pasi sulmuesi anglez, Bamford gaboi nga 11-metërshi.

Në pjesën e dytë, Wilson shënoi golin e epërisë për mysafirët nga 11-metërshi. Kurse golin e barazimit e shënoi Kristensen në minutën e 79’të.

Me këtë barazim Neëcastle shkon në kuotën e 66 pikëve në pozitën e tretë, kurse Leeds po lufton për mbijetesë. Tani kanë 31 pikë në pozitën e 18-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *