Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll e cila edhe mund të përcaktojë fatin e kampionatit.
Vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku ndeshën rivalët e mëdhenj Gjilani e Drita. Lideri i tabelës, Drita lufton veç për fitore në mënyrë që të bëjë një hap shumë të madh drejt titullit. Në anën tjetër Gjilani po lufton për të dal në Evropë dhe kjo e bënë ndeshjen më të fortë.
Ballkani ndeshet me Llapin sfidë kjo që gjithashtu është shumë interesante. Një lojë e fortë pritet edhe në Malishëve, ku skuadra e Bylbyl Sokolit e pret Prishtinën.
Dukagjini që po luan shumë mirëkëtë vitë do të udhëtojë në Skenderaj ku ndeshet me Drenicën tashmë të larguar nga Liga, ndërsa një luftë për mbijetesë luhet në Ferizaj ku skuadra e Ferizajt e pret rivalin direktë për ekzisetncë Trepçën ’89. Të gjitha ndeshjet zhvillohet nga ora 15:00.