Në ditën e Evropës Presidenti i i FFK-së Agim Ademi ka vizituar KF Drenica nga Skenderaj.
I pari i FFK-së ka ndejkur nga afër stërvitjet e ekipeve U15 dhe U17 të KF Drenica, ku mbet i mahnitur me talentin e të rinjëve nga Skenderaj.
Në vizitën e tij në Skenderaj Ademi premtoj ndihmë për ifrastrukturën sportive.
Më posht mund ta lexoni postimin e presidentit Ademi:
Në Ditën e Evropës zgjodha ta vizitoj KF Drenica në Skenderaj, ku pata mundësinë t’i ndjek nga afër stërvitjet e ekipeve U15 dhe U17 të këtij klubi. Aty mbeta i mahnitur nga talenti dhe pasioni që këta të rinj kanë për futbollin.
Të rinjtë janë thelbi i të ardhmes sonë, prandaj ne duhet të investojmë në ta, në mënyrë që t’u jepen më shumë mundësi për ta zhvilluar talentin e tyre.
Futbolli është një sport që mund t’i bëjë këta të rinj të shkëlqejnë jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në arenat ndërkombëtare.
Por, nëse duam t’i ndihmojmë ata të arrijnë në këtë nivel, duhet t’ua sigurojmë një mjedis e infrastrukturë sportive cilësore.
Në një bisedë të sinqertë me trajnerin Fisnik Lushtaku, i premtova që Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë çmos, në partneritet me autoritetet lokale dhe qendrore, në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Skënderaj dhe në të gjithë Kosovën.
Ky është një veprim sa i rëndësishëm, po aq edhe i domosdoshëm për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e talentit në vendin tonë.
Duke shënuar Ditën e Evropës, ne duhet të punojmë bashkë për të krijuar kushte evropiane dhe një të ardhme më të ndritshme e me më shumë mundësi për rininë tonë!
#BashkëPërFutbollin