S’kanë të ndalur problemet për Juventusin, në Itali raportojnë se mund t’i hiqen 9 pikë

Së fundmi Juventusit iu kthyen përkohësisht 15 pikë që iu hoqën për shkak të keqpërdorimeve të supozuara financiare.

Gjykata e Federatës Italiane të Futbollit e gjobiti fillimisht Juventusin me 15 pikë. Klubi nga Torino apeloi, kështu që procedurat u kthyen për një vendim të ri. Italianët shkruajnë se pritet që Juventusi të dënohet sërish, këtë herë me nëntë pikë.

Me atë dënim, skuadra e Massimiliano Allegrit do të mbetej pa vend në Ligën e Kampionëve gjatë kampionatit, ndaj do të duhej të gjenin rrugën drejt atij kompeticioni duke fituar Ligën e Evropës.

Kujtojmë se të enjten Juventus do të luajë gjysmëfinalen e Europa League kundër Sevillas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *