Cristiano Ronaldos i është thënë se ai ishte ‘mashtruar’ nga kontrata e Al Nassr dhe u inkurajua të linte futbollin në Arabinë Saudite dhe të kërkonte një rikthim në Real Madrid.
Pas një fillimi të vrullshëm të jetës së tij në Arabinë Saudite, gjërat duket se tashmë janë zbërthyer disi për portugezin.
Nuk është se po shkon tmerrësisht keq, por duket shumë e pamundur që ai të fitojë ndonjë trofe, pasi ka mbetur prapa rivalëve Al Ittihad në garën për titull dhe është eliminuar nga kupat vendore.
Këto fakte u zbuluan nga një ish-lojtar i Al Nassr javën e kaluar, i cili u tall me pesë herë fituesin e Topit të Artë për festimin e një goli së fundmi.
Disa në vend kishin pretenduar më herët se sulmuesi duhej të ishte arrestuar dhe deportuar, pas një gjesti të turpshëm të bërë ndaj një pjese të tifozëve.
Dhe ata mund të arrijnë dëshirën e tyre pa u përfshirë ligji, me raportimet se ai është gati të largohet nga Lindja e Mesme për një kthim në Spanjë.
Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo, beson se 38-vjeçari duhet të bëjë një rikthim surprizë në Bernabeu, duke pretenduar se është mashtruar nga shuma e parave të ofruara nga Al Nassr.
“Unë e kuptoj që ndonjëherë lojtarët mashtrohen nga kontrata e madhe që nënshkruajnë në Arabinë Saudite, por më pas jeta atje është më e mbyllur dhe futbolli nuk është gjithmonë aq i lehtë sa pritej”, deklaroi braziliani për Mundo Deportivo.
“Pra, mund të jeni duke kaluar një fazë zhgënjimi dhe madje reflektimi. Nëse paratë që po merrni kompensojnë jetën jo shumë të lumtur që po jetoni tani”.
“Do të ishte mirë për të dhe për futbollin që të shohim Cristiano Ronaldon të kthehet në Real Madrid për të përfunduar karrierën e tij”.
“Sigurisht, tifozët duhet të kuptojnë se nuk mund të kërkojnë nga ai të njëjtën gjë si kur ishte 25 apo 26 vjeç, por ai mund ta ndihmojë klubin në më shumë zona”, ka potencuar më tej Rivaldo.
Thashethemet që lidhin golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave me Realin sugjeruan se ai do të ishte në rolin e ambasadorit.
Kjo sugjeron që një kthim në kryeqytetin spanjoll do të nënkuptonte që ai të pensionohej nga futbolli, gjë që ai nuk ka treguar se dëshiron ta bëjë.