Dallku: Kemi mundur të shënojmë fitore edhe më të thellë

Trajneri i Prishtinës Ahmet Dallku tha se skuadra e tij ka mund të shënojë fitore edhe më bindëse kundër Drenicës

Prishtina ka mposhtur 3:0 skuadrën e Drenicës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Armend Dallku pas ndeshjes deklaroi se djelmoshat e tij mund të mbyllnin ndeshjen me një fitore më të thellë.

“Kemi mundur të fitojmë më thellë, 5:0 ose 6:0 mirëpo në fund rrezikuam që ndeshja të mbyllej 2:1. Normalisht ishte një ndeshje pak më e veçantë, sepse kishte masa të shtuara. Ne iu përmbushëm të gjithë dhe përfaqësuesit e FFK pas ndeshjes ishin shumë të kënaqur”, tha Dallku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *