Skuadra e Manchester Cityt ka marrë edhe tre pikë shumë me rëndësi në garën për titullin e Premierligës.
Manchester City ka fituar ndaj Leeds me rezultatin 2-1, me dy golat e shënuar nga Gundogan.
Kur rezultati ishte 2-0, City fitoi penallti dhe mund ta thellonte edhe më tepër avantazhin, por Gundogan dështoi, duke goditur shtyllën.
Zakonisht penalltitë tek City i ekzekuton Haaland, por sot Gundogan nuk ia la 11 metërshin sulmuesit norvegjez dhe kjo e nervozoi shumë trajnerin Guardiola, i cili dukej qartë se kishte dëshirë që Haaland të shutonte.
Guardiola à Haaland qui a laissé le pénalty à Gundogan :
« C’est toi qui devait le prendre ! »pic.twitter.com/1Hwk4pvm1D
— PLFrance_ ???????? (@PLFrance_) May 6, 2023
Pamjet e kapën Guardiolan duke thënë: Ti duhet ta marrësh. Kjo duke iu referuar Haalandit.
Në këtë ndeshje ndodhi edhe një episodë, kur në minutat 90+3 u zëvendësua Gundogan dhe Pep Guardiola nuk ia zgjati fare dorën për ta përshëndetur.