Messi i kërkon falje PSG-së

Klubi i PSG-së tashmë dihet se ka pezulluar Messin për një periudhë për arsye se udhëtoi drejt Arabisë Saudite pa autroizimin e klubit.

Për këtë situatë, ka ardhur edhe reagimi për herë të parë nga Leo Messi.

“Përshëndetje, shpresoj të jeni mirë. Doja të flisja pak për këtë situatë të ndodhur. Doja t’i kërkoja falje veçanërisht shokëve të skuadrës, klubit dhe sinqerisht për të gjitha këto që kanë ndodhur këtë periudhë.

Unë kisha rezervuar një udhëtim në Arabinë Sauditë për një takim që nuk mund ta anulloja më sepse e kisha bërë këtë gjë edhe më parë. Kërkoj falje për veprimin tim, por repsektoj vendimin e klubit”, është shprehur Messi.

https://instagram.com/stories/leomessi/3096063706421424814?utm_source=ig_story_item_share&igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *