Peja apo Trepça, arbitrazhi vendos se cila skuadër do ta ketë përparësinë e terrenit vendës në finalen e madhe

Më në fund, tifozët e basketbollit e kanë kuptuar se cila skuadër do ta ketë përparësinë e terrenit në finalen e “play-offit” në Superligën e Basketbollit.

Klubi i basketbollit Trepça kishte bërë ankesë lidhje me paqartësinë e propozicionit të arave lidhur me përparësinë e terrenit vendës në finale.

E tash, Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës e miratoi ankesën e “Xehetarëve”, duke e anuluar vendimin e Komisionit të Garave që seria e ndeshjeve finale të nisë në Pejë.

Me këtë rast, pasi e mposhti lideren e sezonit të rregullt – Sigal Prishtina në gjysmëfinale, Trepça do ta nisë serinë finale në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Më poshtë mund ta shihni vendimin e Komisionit Arbitrar të FBK-së bashkë me arsyetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *