Dëmtimi i rëndë, Kumbulla nuk dorëzohet: Rikthehem më i fortë

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen Roma-Milan. Qendërmbrojtësi i kombëtares ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në ligamentet e kryqëzuara të gjurit të majtë.

23-vjeçari ka humbur dy takimet e muajit qershor: Shqipëri-Moldavi dhe Ishujt Faroe-Shqipëri. Kumbulla rrezikon edhe pjesëmarrjen në transfertën ndaj Çekisë (7 shtator).

Lojtari shqiptar ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku thekson se do të rikthehet më i fortë se më parë.

“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar.

Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma!”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *