Zyrtarët e UEFA-së e FIFA-së përfundojnë takimin në FFK, nisen drejt MKRS-së

Gjatë ditës së sotme, dy zyrtarë njëri nga UEFA e tjetri nga FIFA kanë vizituar selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku është zhvilluar edhe një takim.

Prezent në takim kanë qenë sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj si dhe disa nga përfaqësuesit e klubeve.

Pas takimit, zyrtarët e UEFA-s e FIFA-s nuk kanë dashur të deklarohen për media derisa sekretari i FFK-së, Hodaj shkurtimit tha se mediat do të njoftohen më vonë.

Kanal10 mëson se në këtë takim është diskutuar për procesin e licencimit të FFK-së si dhe zhvillimeve të fundit në këtë institucion.

Ekspeditat e UEFA-s e FIFA-s së bashku me sekretarin Hodaj kanë vazhduar tutje në takimin e radhës me zyrtarët e MKRS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *