PSG ka triumfuar në ndeshjen e sontme ndaj Lens.
Parisienët fituan me shifrat 3 me 1 në Parc des Princes.
Kylian Mbappe, Vitinha dhe Leo Messi shënuan golat e fitores për vendasit, kurse Frankowski shënoi për mysafirët.
Pas kësaj fitore, PSG thellon diferencën në 9 pikë me Lensin që është në vendin e dytë.