UEFA suspendon gjyqtarin e ndeshjes Milan-Napoli

UEFA thuhet se ka vendosur të heqë gjyqtarin Istvan Kovacs nga ndeshjet evropiane për pjesën e mbetur të këtij sezoni pas punës së tij të diskutueshme në fitoren e Milanit ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Përplasja çerekfinale mes dy skuadrave italiane ishte një aferë e tensionuar brenda dhe jashtë fushës, e pa ndihmuar nga një sërë vendimesh përçarëse të marra nga arbitri 38-vjeçar rumun.

Rafael Leao nuk u ndëshkua kur e shkatërroi flamurin nga këndi, Andre-Frank Zambo Anguissa u përjashtua me karton të kuq pasi mori dy të verdhë dhe Kim Min-Jae do të mungoj në çerekfinalen e dytë, pas një kartoni mjaft të butë, që mori shkaku i protestave në fund të takimit.

Milani gjithashtu protestoi për disa penalti jo të akorduara. Madje kapiteni i këtij klubi, Davide Calabria, kishte deklaruar pas ndeshjes se gjyqtari kishte thënë se në disa momente nuk është duke funksionuar VAR-i.

Siç është raportuar nga gazetari italian Luca Cerchione, UEFA ka vendosur që Kovacs nuk do të drejtojë më asnjë ndeshje evropiane për pjesën e mbetur të sezonit si rezultat i punës së tij në fitoren e Milanit ndaj Napolit.

Kovacs kishte drejtuar katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon përpara ndeshjes Milan-Napoli, përfshirë fitoren 5-2 të Real Madridit ndaj Liverpoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *