Skuadra e Napolit sonte udhëton në San Siro për t’u përballur me Milanin në “San Siro”.
Milan dhe Napoli ballafaqohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Stefano Pioli nuk mund të llogarisë në Pierre Kalulu dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët të dy janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Gjërat janë pak më shqetësuese për Luciano Spallettin, Napoli i të cilit është pa sulmuesin Victor Osimhen dhe Giovanni Simeone.
Ndërsa Napoli humbi 4-0 ndaj Milanit në fillim të këtij muaji, ata fituan 2-1 ndaj kuqezinjve në shtator.
Ja formacionet zyrtare:
AC Milan XI: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Bennacer, Tonali; Brahim Díaz, Krunic, Leao; Giroud.
Napoli XI: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mário Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Elmas, Lozano, Kvaratskhelia.