Me plis për Paris, BNE mposhtin ekipin e dytë më të mirë në botë dhe kualifikohen në “Major Paris”

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka fituar ndeshjen ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe.

Bad News Eagles arriti fitore edhe në mapin “Mirage” me rezultatin 16:14, duke shkuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0, shkruan Lajmi.net

Kujtojmë që këto ndeshje po zhvillohen në Kopenhagë të Danimarkës që kanë për qëllim kualifikimin në “Paris Major” që kap vlerën e 1.2 milionë dollarë.

Tani ekipi shqiptar është kualifikuar direkt në për një nga majorat më të shtrenjtë në historinë e CS:GO, pra në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *