Ndeshja e fundit e Zinedine Zidane në karrierën e tij të shquar e të mbushur me trofe nuk përfundoi nuk mënyrën më të mirë të mundshme.
Në finalen e Kupës së Botës të vitit 2006, ish-mesfushori i njohur goditi me kokë Marco Materazzin dhe u përjashtua me karton të kuq, teksa Italia në fund triumfoi pas ekzekutimit të penalltive.
Duke folur për “Italian Football TV”, Materazzi zbuloi përmbajtjen e shkëmbimit të fjalëve që bëri me Zidanen, me këtë të fundit që doli nga kontrolli.
“Ai më ofroi fanellën e tij [për në fund të lojës]. Unë i thashë ‘jo, do të preferoja motrën tënde’”, tha ish-mbrojtësi italian, i cili mori si shembull ligën më të fortë në botën e basketbollit, NBA, duke thënë se edhe aty flitet në mënyrë të tillë dhe se nuk është asgjë.
“Zidane offered me his jersey, I said no I prefer his sister”
– Marco Materazzi on what was really said before he got headbutted pic.twitter.com/0XlVrgeJso
— Italian Football TV (@IFTVofficial) April 7, 2023