Paris Saint-Germain e ka fshirë videon promovuese të biletave sezonale, pasi që Kylian Mbappe u ankua për përmbajtjen e saj.
Në “Instagram”, Mbappe shprehu pakënaqësinë e tij në promovimin e biletave sezonale për edicionin 2023/24 të PSG-së, pasi që të gjitha ishin të fokusuara në të, dhe nuk përmbanin fytyrën e Lionel Messit dhe Neymar në to.
Ky reagim nga Mbappe e ka detyruar PSG-në që ta fshijë videon promovuese nga mediat.
Mbappe është padyshim një figurë kryesore për PSG-në, duke kaluar Edison Cavanin për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në fillim të këtij viti.
Ai ka drejtuar skuadrën në mungesë të kapitenit të zakonshëm Marquinhos. Por, mes thashethemeve se Messi dhe Neymar mund të largohen këtë verë, Mbappe dëshiron të shmangë çdo gjë që mund të çojë në mosmarrëveshje në dhomën e zhveshjes.