Real Madridi është finalisti i parë në Kupën e Spanjës pasi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4:0 në “Camp Nou” në ndeshjen e dytë.
Takimi i parë në “Bernabeu” kishte përfunduar me fitoren e Barcelonës 1:0, por këtë herë mbrëmja ishte e Realit dhe Benzemas që shënoi tre gola ndërsa një tjetër e realizoi Vinicius.
Në finale Reali do të luajë me Osasunën që mbrëme e eliminoi Athletic Bilbaon.