Aleksander Ceferin fiton një tjetër mandat në krye të UEFA-s

Aleksander Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme.

Slloveni, i cili mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit.

Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.

Ceferin nuk kishte asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij ishte thjesht formalitet.

“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *