Fund dramatik në sfidën Juventus – Inter, mbyllet pa fitues

Mbyllet në barazim 1-1 dhe me tension sfida e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventus-Inter.

Në “Allianz Stadium” u zhvilluar një përballje mjaft e ekuilibruar, por që mori “flakë” në fund, pa golit të barazimit të shënuar nga Lukaku me penallti.

Karton i kuq për Lukakun dhe pas përfundimit të takimit edhe për Cuardradon dhe Handanovicin. Që në minutën e katërt dha shkëndijën e parë Angel Di Maria me një goditje që shkoi ngjitur me shtyllën.

Kishte pretendime për 11-metërsh nga futbollistëte Interit në minutën e 35, por edhe pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari Davide Massa vijoi lojën. Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, me lojën që mori tjetër rrjedhë në minutë në 83-tën kur Cuadrado zhbllokoi rezultatin.

U duk se Juventusi e kishte në dorë fitoren, por në minutën e pestë shtesë, një gafe e Bremer (preku topi me dorë) i dha mundësi Lukakut të shënonte golin e barazimit nga pika e bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *