Bëhet viral momenti i pafat i Solbakken, kur Mourinho e fton dhe e kthen në bankë

Jose Mourinho ka kërkuar falje në formë shakaje ndaj Ola Solbakken, pasi videoja e momentit të zëvendësimit u bë virale në internet.

Trajneri i Romës e ftoi norvegjezin për ta inkuadruar në lojë kur rezultati ndaj Sampdorias ishte 0-0 në ndeshjen e të dielës.

Mirëpo, në atë çast, Georginio Wijnaldum realizoi me kokë dhe portugezi vendosi të mos e inkuadronte sulmuesin.

Derisa ia shpjegonte taktikat e fundit para se lojtari të hynte në fushë, trajneri e hidhte shikimin kohë pas kohe kah loja dhe në një moment Giallorossët kaluan në epërsi.

Reagimi i Mourinhos me gjeste që i thoshte Solbakkenit që të shkonte të ulej, është bërë hit në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/reel/CqlNm8soNmu/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Vet trajneri i Romës e ka shpërndarë videon në Instagram me përshkrimin: “Më vjen keq, Ola”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *