Rafael Benitez mund të rikthehet sërish në futbollin anglez.
Klubi nga Premierliga, Leicester City, raportohet se ka shprehur interesim për trajnerin nga Madridi.
Benitez është pa skuadër në nga janari i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Evertoni.
Sipas mediumit spanjoll, “Superdeporte”, 62-vjeçari kishte disa oferta nga klube të ndryshme për t’u rikthyer, por nuk i pranoi.
Shkarkimi i Brendan Rodgers mund ta rikthej tani Benitezin në rolin e trajnerit dhe sërish në Angli.
Ish-trajneri i Liverpoolit, Chelseat e Newcastle United thuhet se nuk e ka refuzuar këtë mundësi, por po shqyrton ofertën e “Dhelprave” para se të merr një vendim përfundimtar.
Përveç klubeve angleze, Rafa Benitez ka udhëhequr edhe skuadrat e njohura spanjolle; Real Madrid, Valencia e Osasuna, si dhe me Interin e Napolin në Itali.