Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Zvicrës dhe Izraelit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Në xhiron e parë të zhvilluar, Zvicra e shkatërroi Bjellorusinë me rezultat të thellë 5:0 Bjellorusinë, kurse Izraeli barazoi si vendas me Kosovën 1:1.
Momentalisht, Zvicra e kryeson Grupin I me tre pikë, sa ka edhe Rumania në vendin e dytë, kurse Izraeli zë vendin e katërt me një pikë të arkëtuar, aq sa ka edhe Kosova në vendin e tretë.
Zvicra dhe Izraeli për herë të fundit janë përballë në muajin tetor të vitit 2009, ku asokohe ndeshja përfundoi e barabartë 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Zvicra (4-3-2-1): Sommer; Rodriguez, Elvedi, Akanji, Widmer; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Amdouni; Itten
Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Jaber, Lavi, Peretz; Haziza, Baribo, Solomon