Portugalia e ka marrë edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Euro 2024, pasi mposhtën Luksemburgun me rezultat 6-0.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Cristiano Ronaldo i kaloi portugezët në epërsi, duke realizuar nga një asistim i Nuno Mendes.
Në minutën e 15-të, Joao Felix shënoi për 2-0, ndërsa Bernardo Silva ishte në rolin e asistuesit.
Tre minuta më vonë, Silva kaloi në golashënues, ndërsa Palhinha asistoi për të për 3-0.
Ronaldo nuk u ndal me kaq, dhe realizoi edhe golin e tij të dytë dhe të katërtin për Portugalinë, në minutën e 31-të.
Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, që rrezikuan me anë të Vincent Thill (47’), por goditja e tij u stopua nga Rui Patricio.
Portugalia vazhdoi me donimin e takimit dhe realizoi edhe golin e pestë me anë të Otavios në minutën e 77-të për 5-0.
Ishte minuta e 85-të e takimit kur Rafael Leao dështoi nga penalltia, duke mos realizuar të gjashtin për Portugalinë.
Por, ylli i Milanit përmirësoi gabimin e tij katër minuta më vonë, duke shënuar për 6-0, e që ishte i fundit për këtë takim
Pas rrethit të dytë, Portugalia vazhdon të jetë lidere e Grupit J, me gjashtë pikë, Sllovakia me katër, Bosnja e Hercegovina me Islandën me tri, Luksemburgu me një dhe Lihtenshtajni ende pa pikë.