Formacionet zyrtare: Izrael – Kosovë

Tashmë edhe kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike 11-shen bazë ndaj Izraelit.

Përzgjedhësi Alain Giresse sërish ka hyrë me të njëjtin sistem 4-3-3, ku Leart Paqarada rikthehet si titullar në ndeshjen e parë pas dy viteve te Kosova.

Pranë Paqaradës, në mbrojtje ndodhen edhe Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu, me Mërgim Vojvodën në krahune e djathtë.

Ibrahim Dreseviq do të luajë në pozitën e mesfushorit me tipare defensive, pranë Florent Muslijës kurse Bersant Celina si numër 10.

Në aspektin e sulmit, Giresse nga minuta e parë ka vendosur për treshen Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova.

Pra, formacioni duket kështu: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Dresevic, Muslija, Celina; Zhegrova, Rashica, Muriqi.


Në anën tjetër, Izraeli do të luajë me këtë 11-she: Glzer; Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner; Lavi, Peretz, Gloukh, Haziza, Solomon; Weismann

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *