Kosova kërkon krenarinë, sot përballet me Izraelin dhe e fillon misionin për ‘Euro2024’

Kombëtarja e Kosovës e fillon sonte fazën kualifikuese për ‘Euro 2024‘.

“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, me ndeshjen që luhet në ora 18:00.

Kosova ka zbarkuar ditën e djeshme në Izrael dhe gjithashtu ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet sonte në “Bloomfield Stadium”.

Një gjë shumë pozitive qëndron tek fakti se pothuajse të gjithë futbollistët janë në formën më të mirë, duke nisur që nga porta e deri tek sulmi me Vedat Muriqin.

Izraeli llogaritet si favorit në këtë takim nga bastet, por natyrisht që fusha do të jetë ajo ku do të vendoset gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *