Kombëtarja e Kosovës në futboll e drejtuar nga trajneri Alian Giresse do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para udhëtimit për Izrael.
Stërvitja mbahet në ora 10:45, në Kampin Nacional në Hajvali.
Dardanët udhëtojnë nesër drejt Tel-Avivit ndërsa të shtunën do të përballet me Izraelin nga ora 18:00.
Kjo është ndeshja e parë në Grup në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Përveç Kosovës e Izraelit në grup janë edhe Zvicra, Rumania, Bjellorusia e Andorra.