Prokuroria e konfirmon, Agim Ademi dërgohet në mbajtjeI

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Kjo gjë vjen për shkak se Ademi dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së,.

Tani, Ademi me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se janë duke ndërmarrë veprime të mëtutjeshme me Policinë, lidhur me këtë çështje penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *